Me marsh, nxënësit në Shkup shënuan ditën e flamurit

Me flamuj dhe këngë kombëtare shqiptare, nxënësit e Çairit dolën me marsh në Shkup për të shënuar Ditën e Flamurit Kombëtar Shqiptar, 28 Nëntorin.

12285868_689207914512817_663276275_nVendi i nisjes së marshit ishte gjimnazi “Cvetan Dimov” dhe pas saj nxënësit vazhduan të lëvizin në bulevardin e Bit Pazarit për të arritur deri në Sheshin “Skënderbe”. Organizatorët e marshit janë nxënësit e shkollës fillore “Cvetan Dimov” dhe “Arseni Javkov”.

“Qëllimi i marshit është të shënohet Dita e Flamurit Kombëtar Shqiptar, që festohet në 28 Nëntor, por për shkak se është e shtunë dhe nuk jemi në shkollë, vendosëm që ta shënojmë sot. Kjo është vetiniciativë e jona.” – thotë për Radio MOF kryetari i Unionit të nxënësve të shkollës së mesme “Cvetan Dimov”, Jasin Asani.

Marshi vazhdoi me program artistik ku nxënësit kënduan, recituan dhe vallëzuan.

12309162_689212564512352_1114041458_n

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button