Shkelja e hapësirës ajrore “pjesë e politikës së Kremlinit”

Rrëzimi i avionit luftarak rus që kishte shkelur hapësirën ajrore turke ishte si rezultat i politikës së qëllimshme të Kremlinit, vlerësojnë analistët kryesorë të mbrojtjes, raporton Anadolu Agency (AA).

Nick Watts, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Forumit të Mbrojtjes në Britaninë e Madhe, tha se incidenti erdhi si pasojë e “përcaktimit politik” të qeverisë së presidentit Vladimir Putin.

“Nuk kishte asgjë të ‘pashmangshme’ sa i përket rrëzimit të avionit luftarak rus SU-24 të martën”, tha ai për Anadolu Agency. “Rusia ka vlerësuar me kujdes veprimet e saj në Siri, si çdo kund tjetër”.

Ai tha se inkursioni i sulmuesit rus në hapësirën ajrore mbi provincën jugore turke Hatay është një shembull i ndjekur duke kërcënuar territorin e NATO-s dhe vendeve të tjera për shumë vite.

“Ajo që ndodhi të martën ishte rezultat i përcaktimit të politikave nga ana e Kremlinit”, pohoi Watts.

Të martën, dy avionë luftarakë të patrullës turke F-16, hasën në avionin luftarak rus që kishte shkelur hapësirën ajrore turke dhe sipas rregullave të angazhimit goditën atë duke e rrëzuar.

Avioni luftarak rus ishte paralajmëruar 10 herë brenda pesë minutave.

Rusia ka thënë se avioni i saj nuk kishte hyrë në Turqi para se të goditej.

Megjithatë, gjurmët e regjistruar nga radari dhe publikimi i paralajmërimeve nga ushtria turke tregojnë se SU-24 ishte në hapësirën ajrore turke, dëgjohen qartë paralajmërimet e shumta të lëshuara drejt pilotit rus nga qendra komanduese me bazë në provincën jugore turke Dijarbakir.

NATO-ja konfirmoi saktësinë e informacionit të dhënë nga Turqia.

Shikuar më hollësisht, në mbarë Evropën janë publikuar më parë detaje të shkeljeve të ngjashme nga Rusia që nga fillimi i krizës në Ukrainë në vitin 2014 dhe aneksimit të Krimesë.

Thomas Frear, hulumtues në Rrjetin Evropian të Lidershipit, tha se grupi i tij kishte “paralajmëruar vazhdimisht se rritja drastike e pranisë ushtarake që nga fillimi i krizës në Ukrainë ka rritur rrezikun e aksidenteve ajrore që përfshin edhe atë civil që rezulton nga përllogaritjet mbase të gabuara të pranisë ushtaraka gjithnjë e më të madhe”.

“Ky rrezik është bërë edhe më i madh në vazhdën e stërvitjeve gjithnjë e më të mëdha ushtarake të mbajtuara nga të dyja palët. Mungesa e çfarë do marrëveshjeje shumëpalëshe për menaxhimin e pranisë së tillë, qoftë mbi Sirinë apo diku tjetër, në mënyrë dramatike rrit shanset e përshkallëzimit”, vlerëson Frear.

– Paralajmërimi për Rusinë

Watts tha se Rusia duhet të marrë incidentin e fundit si një paralajmërim nga NATO-ja.

“NATO-ja ka kërkuar të nënvlerësonte incidentin e të shtunës”, tha ai. “Aleanca është duke shpresuar se ky incident do të merret nga Moska si një paralajmërim. Shtetet mund të mbrojnë hapësirën e tyre sovrane ajrore. Ndoshta mësimi i njëjtë do të aplikohet në vendet baltike”, thekson Watts.

Përveç Ukrainës, rajoni Baltik është një zonë ku NATO-ja është e kujdesshme nga rritja e agresionit rus.

Muajin e kaluar, Sekretari britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon, njoftoi planet që të stacionojë trupa britanike në rajon “që t’iu përgjigjemi çdo provokimi të mëtejshëm dhe agresioni” ndaj aleatëve të NATO-s.

Frear për Anadolu Agency tha se NATO-ja duhet të jetë e qartë në mesazhet e saj ndaj Rusisë pas ngjarjes së të martës.

“Ky incident duhet të fokuson idetë e NATO-s në lidhje me përcaktimin e standardeve të reagimit ndaj inkursioneve të ardhshme ruse, pasi aktualisht çdo anëtar i NATO-s ndjek rregullat e tyre të angazhimit”, tha ai.

“Një reagim i vendosur në këtë drejtim do të dërgonte një sinjal të qartë Rusisë se nuk ka pika të dobëta në aleancë”, thekson Frear.

Ai tha se nuk pritet ndonjë përshkallëzim i tensioneve mes Turqisë dhe Rusisë, por vuri në dukje se NATO-ja është e detyruar të ndihmojë Turqinë në rast të ndonjë kërcënimi.

“Çdo revansh i Rusisë kundër Turqisë, me siguri se do të jetë më shumë i natyrës indirekte se sa përgjigje ushtarake”, tha ai.

“Ne tashmë kemi parë ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov duke i dekurajuar turistët rus për të vizituar Turqinë … Çdo përgjigje ushtarake do të jetë një çështje tjetër. Sidoqoftë, ne nuk kemi arsye të besojmë se aleatët tjerë të NATO-së nuk do t’i përmbushin obligimet e tyre ndaj Turqisë, të dala nga neni 4 dhe 5 (i kësaj Aleance), nëse Rusia e kërcënon apo e sulmon atë”, thotë Thomas Frear.

Në Nenin 4 thuhet se, një anëtare e NATO-së mund të thërras mbledhjen e anëtareve të tjera nëse ndien se pavarësia ose siguria e saj kërcënohet. Neni 5 është shtyllë kryesore e NATO-së sespe aty theksohet që, “nëse një shtet anëtar sulmohet atëherë ky është sulm ndaj të gjithë anëtarëve”, me çka nënkuptohet vetëmbrojtja kolektive.

Megjithatë, ky nen i obligon shtetet anëtare vetëm të “asistojnë” dhe të ndërmarrin veprime të cilat konsiderohen “të domosdoshme”. Kjo nuk do të thotë se, automatikisht do të rezultojë me veprim të menjëhershëm ushtarak.

“Aleanca e NATO-s duhet të jetë më e vetëdijshme se çfarë garanton dhe çfarë përfaqëson neni 5”, tha mes tjerash Watts.

Avionët luftarakë rusë kanë cenuar hapësirën ajrore turke edhe në fillim të tetorit të këtij viti. Pas këtyre dy rasteve, zyrtarët rus kanë kërkuar falje dhe janë zotuar se incidentet nuk do të përsëriten. Turqia po ashtu ia ka tërhequr vërejtjen Rusisë, lidhur me rregullat e angazhimit të saj në kufijtë jugorë të Turqisë, përfshirë edhe reagimin e mundshëm ushtarak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button