LR-PDSH realizon takim me përfaqësues të ambasadës së Britanisë së Madhe

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Arben Taravari dhe nënkryetarja Vlera Ejupi kanë zhvilluar dje takim me zëvendës-ambasadorin e Britanisë së Madhe në Shkup, Paul Edwards, dhe Mia Marzouk, nga Ministria e Jashtme të Britanisë së Madhe.

“Në bisedë mjaft konstruktive, u bisedua për ngjarjet aktuale politike në vend dhe hapat që po i ndërmerr dhe do ti ndërmerr LR-PDSH për të tejkaluar gjendjen e mjerueshme, dhe statusin e pazgjidhur të shqiptarëve në vend. Roli i Lëvizjes, ideologjia e saj dhe rruga e ndjekur për të pasur një reformë gjithëpërfshirëse politike në vend ishin në fokusin e bisedimeve. Gjithashtu në takim u bisedua edhe për koalicionin “Aleanca për Shqiptarët” si një domosdoshmëri e bashkimit të gjithë forcave të mirëfillta opozitare për një fitore të ardhshme. Takimet e këtilla me përfaqësues të lartë të Ambasadës Britanike në vend do të vijojnë edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e LR-PDSH-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button