Shilegov: Gruevski tu sqarojë qytetarëve se çfarë bën pas shpinës së tyre (Dokument për analizën e MO)

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, sot para gazetarëve prezantoi dokumentin e marrëveshjes për analizën e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit për të cilën ai thotë se, sekretari i përgjithshëm i qeverisë ka kërkuar të jetë pjesë e bisedimeve të katër grupeve politike.

“Opinioni tashmë e ka marr vesh se Gruevski qëndron pas Konferencës për analizën e Marrëveshjes së Ohrit. Ky është dokument me vulë nga arkivi i Qeverisë, i nënshkruar para katër muajsh, në korrik, mes Qeverisë dhe Institutit evropian për paqe. Çfarë është qëllimi i Nikolla Gruevskit për këto dokumente të Marrëveshjes Kornizë? Çfarë ka premtuar Gruevski dhe kujt? Ai është i detyruar tu japë sqarim qytetarëve se çfarë bën pas shpinës së tyre?” – tha Shilegov.

Në dokument shkruhet se duhet të:

  • Shqyrtohet sa është zbatuar MO në sferën e arsimit, decentralizimit, anti-diskriminimit, përfaqësimit të barabartë, minoritetet dhe përdorimin e gjuhës.
  • Të bëhet analizë kualitative e MO dhe sfidat e zbatimit të saj nëpërmjet konsultimit të gjerë me të gjithë palët e përfshira në mënyrë direkte dhe indirekte në shoqëri që duan të paraqesin mënyra dhe iniciativa të reja për zbatimin e saj të cilat duhet të jenë në pajtueshmëri me qëllimin e MO.
  • Të realizohet një konferencë ndërkombëtare ku do të diskutohen pikat e lartpërmendura dhe të formohet Raport për Rishqyrtimin e Zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit që do të adaptohet nga qeveria për zbatim të mëtejshëm.

Nga LSDM gjithashtu  dërguan të dhënat e një mesazhi zyrtarë i cili pretendohet se është dërguar nga Ejup Alimi, sekretari shtetëror në Sekretariatin për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit në të cilën thuhet:

“SIOFA ka kënaqësinë të përmbushë rekomandimet e fundit ashtu si është rënë dakord nga grupi i menaxhimit të Rishqyrtimit të Marrëveshjes së Ohrit për diskutime të mëtejme në Grupet e punës.”

Nga LSDM nuk sqaruan arsyen se pse kjo parti e sheh si negative analizën për efikasitetin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe mbajtjen e konferencës ndërkombëtare për këtë gjë.

Konferencija za Ramkovniot dogovor

12295532_942634185807068_295119762_o

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button