Studimi i INSTAT: Shqipëria po plaket, të rinjtë po ikin

Është ulur dukshëm përqindja e të rinjve dhe fëmijëve nën moshën 15 vjeçare në Shqipëri, konstaton studimi i INSTAT mbi të Rinjtë në Shqipëri. Vlerësohet se 225 mijë të rinj kanë emigruar në periudhën ndërmjet periudhës 2001-2011, shumica për në Itali dhe Greqi, transmeton Java News.

Dinamikat e jetës kanë sjellë një ulje të lindshmërisë në Shqipëri nga Indeksi më i lartë në Evropë, në nivelin aktual me 1.7 fëmijë për grua. Si pasojë, përbërja e popullsisë së Shqipërisë ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore midis periudhës1979 dhe 2011, duke ulur numrin e të rinjve dhe fëmijëve nën moshën 15 vjeç nga 37% në vetëm 21% të popullsisë, konstaton studimi i INSTAT mbi të Rinjtë në Shqipëri, i publikuar sot.

Kjo rënie do të jetë forca parësore e plakjes të popullsisë, një proces që ka filluar të ndihet në shoqërinë shqiptare. Për shkak të efektit të kombinuar të shtimit të jetëgjatësisë, uljes së lindshmërisë dhe emigrimit në rritje të të rinjve, përqindja e të moshuarve në popullsi – 65 vjeç e lart – në periudhën 1989 deri në 2011 është rritur nga 5 në 11%.

Vlerësohet se 225 mijë të rinj kanë emigruar në periudhën ndërmjet 2001-2011, shumica për në Itali dhe Greqi. Kjo shifër përfaqëson një faktor të rëndësishëm në rënien e përgjithshme të popullsisë me pothuajse 9% në këtë periudhë.

Popullsia e emigrantëve të rinj gjithnjë e më shumë përbëhet nga femrat si tendencë e vënë re në dhjetëvjeçarin e fundit 2001-2011.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button