Ndryshime në Kodin Penal: Deri ne 1 vjet burg për kërkim të kthimit të rrogës

Dënim me burg prej 3 muajve deri 1 vit për punëdhënësin, në rast se, gjatë pagesës së rrogës minimale, kërkon nga punëtori t’ia kthejë në dorë një pjesë të saj. Dispozita e njëjtë penale do të vlejë edhe nëse punëdhënësi e largon nga puna punëtorin, nëse ky i fundit e denoncon tek institucionet përgjegjëse për kërkim të kthimit të parave. Këto janë ndryshmet e reja të propozuara në Kodin Penal, që kanë të bëjnë me pagesën e rrogës minimale, njofton TV21.

“Me ligjin e propozuar, synohet të pengohen dhe të sanksionohen keqpërdorimet e mundshme nga ana e punëdhënësve, të cilët kërkojnë nga të punësuarit, që atyre t’ua kthejnë një pjesë të rrogës minimale ose kompensime të tjera, që punëtorëve u takojnë sipas ligjit”, informoi Biljana Brishkoska – Boshkoski, zëvendësministre e Drejtësisë.

Për deputetët e VMRO-DPMNE-së, ndryshimet e propozuara janë pozitive. Sipas Gjoko Kamçevit, këto ndryshime krijojnë kushte reale për sanksionimin e punëdhënësve në rast keqpërdorimi. Sonja Mirakovka nga PRSD-ja theksoi se ndryshimi i propozuar në Kodin Penal është populist dhe nuk do ta mbrojë punëtorin. Sipas saj, me përfshirjen e dy paragrafëve të rinj në ligjin ekzistues, do të ketë qasje selektive.

Roza Topuzova-Kareska reagoi se Kodi Penal nuk mund t’i rrisë të drejtat e punëtorëve. Sipas saj, Kodi Penal mund t’u mundësojë atyre vetëm mbrojtje nga ndonjë keqpërdorim i mundshëm.

Përkundër vërejtjeve, shumica e deputetëve në Komisionin parlamentar për sistemin politik, i pranoi ndryshimet në Kodin Penal, të cilët më tutje do të shqyrtohen në organet e tjera të Kuvendit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button