Beleli: Jo të gjithë emigrantët janë terroristë

Nëse emigrantët hasin në rrugë të mbyllur në një anë, do të tentojnë të gjejnë rrugë në një anë tjetër. Me këtë rast, ekziston mundësia të paraqiten më shumë kanale për hyrje të emigrantëve në territorin e Maqedonisë, dhe vendi do të ballafaqohej me një problem të ri, të cilin shumë më rëndë do ta kontrollojë, deklaroi ambasadori Italian Ernesto Masimino Beleli në intervistën për “10 minuta”, në televizionin 21.

“Bëhet fjalë për një situatë që ndodh, kur vendet në veri, si: Serbia, Kroacia dhe Sllovenia i mbyllën kufijtë e tyre. Maqedonia, e mori këtë vendim, duke pasur parasysh faktin se mban llogari për sigurinë e vet. Por, nëse nga aspekti i sigurisë, ky veprim është i arsyeshëm, në anën tjetër, nëse kjo situatë zgjat, mund të kemi pasoja më serioze”, tha Beleli.

Pas ngjarjeve të Parisit, të gjithë institucionet përgjegjëse duhet që situatën ta shohin më objektivisht dhe në mënyrë më racionale, e jo emocionalisht. Kontrolli i përforcuar i sigurisë në Bashkimin Evropian është i justifikueshëm, por nuk duhet të përgjithësohet, sepse, jo të gjithë që kanë hyrë në BE, si emigrant, janë terroristë potencial, shtoi Beleli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button