De Biasi largon dyshimet: Rinovoj me Shqipërinë për 2 vjet

E ardhmja e Shqipërisë do të jetë me Gianni de Biasi. Trajneri italian, që mori drejtimin e përfaqësuses dy vjet më parë, do të vazhdoje bashkëpunimin me Federatën Shqiptare të futbollit dhe për dy vitet e ardhshme.

Lajmi është konfirmuar nga vetë trajneri i përfaqësueses shqiptare në konferencën për shtyp, të mbajtur vetëm pak minuta më parë në ambjentet e Federatës shqiptare të futbollit.

Italiani ka zgjidhur të gjitha enigmat duke konfirmuar vazhdimësinë me synimin për të arritur tashmë një vend në finalet e Europianit Francë 2016, i cili do të jetë dhe i pari me 24 skuadra në historinë e këtij kompeticioni.

57 vjeçari, që udhëhoqi Shqipërinë gjatë eliminatoreve për Botërorin Brazil 2014, duke grumbulluar 11 pikë në 10 ndeshje, ishte bërë shumë i dashur për tifozët kuqezi, të cilët shpesh kishin kërkuar vazhdimësinë e tij.

Në total, përfshirë edhe takimet miqësore, italiani ka udhëhequr kuqezinjtë në 17 ndeshje, duke regjistruar 76 fitore, 3 barazime dhe shtatë humbje, për një golavarazh pozitiv prej 20-17.

Lajme të ngjashme

Back to top button