Anulohet koncerti i Elina Dunit në Bruksel, shkak sulmet e mundshme terroriste

Pas kontaktit të vazhdueshëm me autoritetet Belge nga ambasada e Kosovës dhe ajo e Republikës së Shqipërisë në Bruksel, është rekomanduar që koncerti i jazz artistes Elina Duni me datën 28 nëntor në kuadër të Ditëve të Kulturës Shqiptare, të anulohet.

Kjo vjen si pasojë e rrethanave të jashtëzakonshme të krijuara pas sulmeve terroriste në Paris dhe situatës së krijuar në shtetin Belg, njofton kumtesa nga Ministria e Diasporës.

Autoritetet belge pas këtij akti të shëmtuar kanë ngritur nivelin e sigurisë në shkallën 4, me çka edhe janë anuluar të gjitha aktivitetet në kryeqendrën e tyre.

Me këtë rast Ministria e Diasporës shpreh keqardhje për këtë njoftim dhe njëkohësisht lut për mirëkuptim nga bashkatdhetarët tanë të cilët në numër të madh të konfirmuar e kanë prit me padurim koncertin e Elinës gjatë manifestimit Ditët e Kulturës Shqiptare.

Aktivitetet tjera në kuadër të Ditëve të kulturës shqiptare në Belgjikë, si shfaqja e filmave të shkurtër ose shfaqja e “Sikur kjo të ishte shfaqje” me datën 30 nëntor 2015 në Mechelen mbeten aktive deri në një njoftim tjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button