BESA dhe LR PDSH nuk shprehen të habitura nga koalicioni i mundshëm PDSH- BDI

Nuk është asgjë e re nëse kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi bënë koalicion me BDI-në e Ali Ahmetit pasi ky akt vetëm do të zyrtarizonte një koalicion që deri tash ka qenë jozyrtar, kështu reagojnë nga Lëvizja Besa duke komentuar deklaratën e Thaçit se nuk ka asgjë te keqe nga një koalicionim mes dy partive. Sipas ‘Besës’ pas këtij demaskimi, shqiptarët e Maqedonisë në zgjedhjet e parakohshme të 24 Prillit, BDI-në dhe PDSH-në do t’i përcjellin në histori, njofton Alsat-M.

“Ne e përshëndesim dhe urojmë që sa më shpejt të lidhet dhe kështu Menduh Thaçi dhe Ali Ahmeti edhe publikisht të dëshmojnë se ata kanë qenë dhe janë bashkë, porse deri tash kanë qenë në një teatër në të cilin dikush ashtu ua kishte caktuar rolet. Ndërsa tash në shfaqjen e re si duket u kanë dhënë role të reja. Por, pas kësaj do të duhet të shpjegojnë se pse deri tash i kanë mashtruar votuesit shqiptarë se janë armiq, duke e armiqësuar deri në vrasje edhe popullin shqiptar në Maqedoni, ndërsa realisht gjatë gjithë kohës kanë qenë binjakë të pandarë siamezë”, thonë nga Lëvizja BESA.

Ndërkohë nga Lëvizja për Reforma në PDSH thonë se Menduh Thaçi dhe Ali Ahmeti nuk duhet t’i bëjnë konkurrencë njëri-tjetrit për pjesëmarrje në qeveri, pasi realisht ata i bëjnë konkurrencë votuesve shqiptar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button