Jahjaga dhe Nikoliq në të njëjtën tavolinë, as edhe një fjalë me njëri-tjetrin

Pas fotografisë së përbashkët me mysafirët e Samitit Brdo-Brijuni, presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq ka shtruar dreke me moton “Kroacia në tryezë, Sllovenia në gotë”.

Sipas medieve kroate, ata janë shërbyer me specialitete kroate dhe me verë sllovene, transmeton Indeksonline.

Me këtë, organizatorët kanë dashur të përçojnë mesazhin se si dy vende fqinje, Kroacia dhe Sllovenia me organizimin e këtij Samiti kanë marrëdhënie të mira dhe miqësore.

“Në tavolinën e njëjtë janë ulur presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq dhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, por nuk e kanë shkëmbyer asnjë fjalë”, raporton Jutarnji list…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button