Manaj shënon golin e parë me fanellën e Interit

Trofeu “San Nicola” i solli fat Rey Manaj-t, pasi sulmuesi i talentuar shqiptar arriti të shënonte golin e tij të parë me fanellën e Interit. Në turneun ku merrnin pjesë zikaltërit, Bari dhe Milani, Manaj gjeti rrugën e rrjetës pikërisht në ndeshjen e parë ndaj skuadrës puljeze, të cilën Interi e fitoi me rezultatin 2-0.

Trajneri Mancini në dy takimet 45 minutëshe ndaj Milanit dhe Barit u dha mundësi lojtarëve që janë aktivizuar më pak në këtë sezon dhe një ndër të përzgjedhurit e numrit 1 të stolit të Interit ishte edhe 18-vjecari nga Lushnja. Manaj u aktivizua në të dyja ndeshjet duke qëndruar në fushë për plot 90 minuta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button