LDK: Kosova, vendi më i varfër në Evropë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar disa të dhëna të Bankës Botërore të cilat e rendisin Kosovën si vendin më të varfër në Evropë.

Sipas LDK-së, në raportin e tetorit të Bankës Botërore konfirmohen të gjitha të dhënat e deklaruara në vazhdimësi nga partia më e madhe opozitare, bën të ditur “Express”.

“Papunësia mbetet shumë e lartë me vetëm 25.6% të popullsisë në moshë pune të punësuar, ndërsa më pak se 10% të femrave dhe të rinjve janë të punësuar. Rreth 30% të popullsisë jetojnë në varfëri të skajshme, kryesisht të vjetrit, fëmijët, familjet me kryefamiljar femër dhe disa grupe etnike”,-thuhet në njoftimin e LDK-së.

Zyrtarët e kësaj partie thonë se të gjitha të dhënat e BB-së janë rezultat i keqqeverisjes dhe humbjes së shpresës së qytetarëve se do të bëhet mirë në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Back to top button