Nis sonte ‘Vinoskop’ 2013

Edicioni i shtatë i festivalit për promovimin e venës ‘Vinoskop’ fillon sot në Sheshin ‘Maqedonia’ ndërsa zgjat deri më 20 tetor.

‘Vizituesit do të kenë mundësi të shijojnë mbi 500 lloje të venës nga 20 vinari, ndërsa do të kënaqen edhe me programin e pasur muzikor’, ka thënë njeriu i parë i Shkupit, Koce Trajanovski.

Të pranishmit do ti argëtojnë yje të estradës maqedonase, si Kristina Arnaudova, Beni Shakiri, Superhiks dhe të tjerë.

Festivali pritet të shpallet i hapur sonte me fillim në orën 22./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button