Studentët lënë mësimin për të korrur drogën e Lazaratit

Për të mbuluar koston e studimeve, disa studentë të Universitetit të Gjirokastrës kanë nisur që të punojnë në Lazarat.

Sipas gazetës Panorama, pagesa nuk është e njëjtë për të gjithë, por dallon në bazë të eksperiencës në punë, njohjes së procesit apo edhe besueshmërisë.

200 familjet e Lazaratit, përveç studentëve, kanë punësuar edhe rreth 600 mëditës nga Gjirokastra, Tepelena dhe Delvina.

Mësohet se në Lazarat kanë hyrë aparatura të reja për tharjen e kanabisit, prodhim gjerman. Vlera e tyre në Perëndim është 3 mijë euro, por për fshatin që prodhon 900 ton hashash, ky duket se nuk është problem. http://www.albeu.com/shqiperi/studentet-lene-mesimin-per-te-korrur-drogen-e-lazaratit/128604/?ref=bubble

Lajme të ngjashme

Back to top button