Interi “çelik” në mbrojtje, titulli “po shihet”

Inter rikthehet në e vetme në krye të kampionatin italian pas plot 6 vitesh, dhe kjo falë një pune të jashtëzakonshme të bërë nga Roberto Mancini.

Ishte sezoni 2009­-2010 kur zikaltërit dominuan për herë të fundit duke fituar tripletën me në krye Jose Mourinho.

Tashmë skuadra nga Milano mund të ëndërrojë sërish rikthimin tek titulli i shumë munguar. Padyshim që është dyshja e mbrojtjes Miranda­Murillo “muri” zikaltër që ka ripërtërirë repartin e prapavijës duke i dhënë një siguri totale pjesës tjetër të ekipit.

Me vetëm 7 gola të pësuar në këtë kampionat i bën ata të jenë mbrojtja më e mirë në kampionat. Ky repart dhe forma e mirë e Handanovic, kanë bërë që edhe ndeshjet ku kanë shënuar nga një gol, janë fituar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button