Shqipëria merr sot statusin e vendit kandidat në BE

Shqipëria jo vetëm që do të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por do t’i afrohet shumë synimit final për t’u bërë pjesë e unionit.

Mediet italiane duke iu referuar burimeve në Bruksel, raportojnë se, në progres-raportin që publikohet sot, do të kërkohet dhënia e statusit kandidat.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA bën të ditur se, Komisioni Evropian do t’i japë dritën jeshile kërkesës së Shqipërisë.

Aplikimi për marrjen e statusit kandidat nga Shqipëria u dorëzua në prill të vitit 2009. KE rekomandoi dhënien e statusit me kusht në vitin 2012.

Tashmë për BE-në Shqipëria i ka plotësuar 12 kushtet e vendosura dhe në dhjetor pritet të mblidhet Këshilli i BE-së që do t’i japë zyrtarisht statusin Tiranës.

“Këtë vit, Komisioni do të rekomandojë dhënien e statusit kandidat pa kushte. Menaxhimi i situatës para dhe pas zgjedhore ka bindur këtë herë”, citon një diplomat gazeta italiane “Il Sole 24 Ore”.

Por me shumë interes pritet të shihet nëse Komisioni Evropian do të rekomandojë njëkohësisht edhe hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE. Zgjidhja varat nga Këshilli i BE-së. Britania vë theksin tek dobësia për luftimin e korrupsionit ndërsa vende të tjera si Gjermania, Holanda, Finlanda dhe Danimarka nuk janë të sigurta për kapacitetet reale të vendit për përputhur ligjet me ato të BE-së. Italia këmbëngul që zgjerimi në Ballkanit të bëhet vetëm për interesa të saj ekonomike.

Lajme të ngjashme

Back to top button