Londër: Hillari Klinton dënohet për parkim të gabuar

Një përfaqësues i policisë së komunikacionit në Londër, nuk është tërhequr nga qëllimi I tij  për t’i shkruar gjobë për parkim të gabuar ish sekretares së shtetit amerikan Hillari Klinton edhe përkundër rezistencës së pesë agjentëve të shërbimit sekret nga sigurimi i saj.

Polici ka vendosur dënimin prej 80 funtash në “Mercedesin” e ish-sekretares së shtetit amerikan, për arsye se automobili i saj ka qëndruar  45 minuta në vend në qendër të Londrës, ndërsa vend parkimi nuk ishte paguar.

Këtë ngjarje e ka incizuar fotografi Greg Benan, i cili theksoji se pesë anëtarët e sigurimit të Hillarit kanë pritur në një veturë tjetër  pas “Mercedesit” të Hillarit për shkak se binte shi.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button