Për shqiptarët pa shqiptarët

[Analistët: Skenari për federalizim për qëllime partiake nuk do të ketë sukses]

Njëra nga temat që kanë “trajtim grupor” në mediet e vendit është edhe çështje e të ashtuquajturit federalizim të vendit. Shkak për këtë është konferenca e caktuar për 1 dhjetor ku do të prezantohet raporti për implementimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit, i përgatitur nga Instituti për paqe i analistit të famshëm Piter Fejth. Edhe redaksia politike e televizionit Alfa është kyçur në trajtimin e kësaj teme edhe atë me ambicie që për këtë para kamerave të flasin analistët. A është realizuar me sukses kjo detyrë që e ka marrë përsipër kjo shtëpi televizive dhe pas kësaj a janë gjërat më të qarta për shikuesin?

ALFA TV-098760-09876-0980Linku deri te artikulli origjinal: Analistët: Skenari për federalizim për qëllime partiake nuk do të ketë sukses

Data dhe koha e publikimit: 19.11.2015, 17:39

Data e recensionit: 20.11.2015

Recensues: Ljubomir Kostovski

Shtohet revolti për skenarin për federalizim të Maqedonisë. Еkspertët paralajmërojnë se për qëllime partiake promovohen ide të rrezikshme të cilat askujt nuk i sjellin mirë. Në Maqedoni në mënyrë të dhunshme tentohet të imponohen ide për rregullim të ri shtetëror. Në një kohë kur qeveria funksionon me disa ministra teknikë dhe me datë të caktuar qartë për mbajtjen e zgjedhjeve, disa struktura që nuk ia duan të mirën Maqedonisë, për interesa personale ose partiake, nëpër deriçkë kërkojnë debat për federalizim, thonë njohësit e rrethanave.

Fillimisht duhet thënë se në vend të analistëve kemi një kolumnist – Sotir Kostovin, i cili, siç thuhet, pa u menduar fare, thotë se ideja për shqyrtimin e Marrëveshjes së Ohrit është e rrezikshme për shkak se tani në qeveri kemi ministra teknikë(!), si dhe se shumë e rrezikshme është ideja për kryeministër – shqiptar. Nuk sqarohet se kush u bën lajka partive shqiptare, e as se çka është federalizimi. Domethënë, as që kemi përgjigje në pyetjen e parashtruar në titull, e as kemi shumë analistë?!

Thjesht është e pabesueshme se si ndërrohen zhanret – nëse keni një bashkëbisedues, atëherë kjo quhet intervistë (e shkurtë ose e gjatë, si do që të jetë), e këtu veçanërisht është problematike që disa teza të pretenduara për federalizimi u atribuohen disa personave publikë, të cilët përmenden me emër dhe mbiemër. Nuk është cituar asnjë fjali në favor të pohimi për “albanofilët” e përmendur, edhe pse ka pasur mjaft tekste dhe komente nga ana e tyre. Gjithsesi, më e mira është që ata vetë të ftohen dhe ta thonë mendimin e tyre për temën. Ndoshta edhe analistët e tjerë me renome do të hidhnin dritë plotësuese në këtë temë, veçanërisht për shkak se bisedohet për temë ndëretnike, ku mungesa e faktorit shqiptar bie në sy për të keq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button