Grubi realizon takim me ambasadoren Kalster

Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi, ka pritur Anik Van Kalster, ambasadore e Belgjikës në Bullgari.

Deputeti Grubi dhe ambasadorja Kalster diskutuan rreth situatës aktuale politike në Maqedoni, zbatimit të Marrëveshjes së Përzhinos dhe negociatave në grupet e punës, ekspertizën e Marrëveshjes së Ohrit, zgjedhjet e parakohshme si dhe çështjen e emrit dhe integrimin Euroatlantik.

“Grubi njoftoi ambasadoren belge se negociatat në grupet e punës po zhvillohen mirë dhe që çështjet më kontestuese tashmë janë tejkaluar, ndërsa BDI ka ndërtuar partneritet me mediat kryesore në vend dhe në grupet e punës prezanton qëndrimet e unifikuara me ato. Në lidhje me analizën e Marrëveshjes së Ohrit, Grubi theksoi që ky proces është obligim i qeverisë që rrjedh nga Raporti i Progresit, Dialogu i Nivelit të Lartë, konkluza e qeverisë si dhe plani aksional, ndërsa rekomandimet që do të rrjedhin nga procesi gjithëpërfshirës i Sekretariatit do të përforcojnë shtyllën e stabilitetit të këtij vendi që janë marrëdhëniet ndëretnike dhe do ta bën demokracinë më të qëndrueshme”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Cfare stabiliteti ore,14 vjet jetojm ne ankth se me te vetmin deshir se e nesermja do te jete me mire , ashtu ju siç na mashtruat me premtime dhe alternarivat , apo ate ju cka i thoni se :
    Keni cka ofroni..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button