Minovski: Dëshirojmë Europën, po sillemi si Ballkanas

Kryetari i Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi, Dushko Minovski, në emisionin 10 Minuta të TV 21 theksoi se në Maqedoni akoma nuk është zhvilluar vetëdija për vërejtje të diskriminimit. Kur flitet për diskriminimin, sipas tij, nuk bëhet fjalë vetëm për bashkësinë LGBT. Ai porosit se askush nuk ka të drejtë, për shkak të një tipari personal, të konsiderohet si qytetar i dorës së dytë.

“Në një anë dëshirojmë të jemi në Evropë, t’i gëzojmë ato privilegje, ndërsa në anën tjetër dëshirojmë të sillemi si ballkanas. Kjo nuk lejohet. Patjetër ta pranojmë njëri-tjetrin”, tha Minovski.

Duke iu kthyer raportit të Komisionit Evropian, sidomos në pjesën e diskriminimit, Minovski theksoi se raporti është real. Sipas tij, në shtet duhet të ketë organ profesional , e cila në mënyrë të veçantë do të merret me çështjen e diskriminimit. Nëse deri dje, siç tha Minovski, nuk mendonim për temën e LGBT-s, sot, thotë ai, duhet të kuptojmë se disa gjëra nuk mundet t’i vendosim nën qilim. Komisioni veçse punon rreth ankesave ndaj diskriminimit, informoi Minovski. Nga gjithsej 18 ankesa të trajtuara, sipas tij, Komisioni për 4 ankesa, tanimë ka marrë vendim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button