Ndotja, Izairi përgënjeshtron drejtorin e Jugohromit

Ministri i Ekologjisë, Nurhan Izairi, ka hedhur poshtë akuzat e drejtorit të Jugohromit se shkak për mos vënien e filtrave deri më tani janë pengesat institucionale që iu bëhen atyre nga Komuna. Izairi madje ka deklaruar se ai deri më tani ka pasur dy herë nga gjashtë muaj afat që të fillojë me procedurën e vënies së filtrave, por aspak nuk kanë lëvizur në këtë drejtim, njofton Alsat-M.

“Gjykoj se pengesa institucionale nuk është shkak se qeveria me vendimin e vitit të shkuar ia prolongoi afatin për harmonizimin e planit operativ pra siç e dini qeveria ia vazhdoi për dy vjet me kusht që gjashtë muajt e parë të ketë progres në implementimin e planit operativ por, gjashtë muajt e parë nuk lëvizi në këtë aspekt dhe gjashtë muajt e dytë nuk ka ndonjë lëvizje të dukshme siç e shihni edhe vet dhe nuk shoh që dikush i bën obstruksione”, tha Nurhan Izairi, Ministër i ekologjisë.

Në mbledhjen e radhës të Qeverisë ku pritet të diskutohet kjo çështje, sipas Izarit nuk pritet të merret vendim për dhënie të afatit shtesë për Jugokromin, por masa ndalimin e punës deri në vënien e filtrave.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button