Zëvendësministrat e “padukshëm” në qeverinë aktuale

Data për mbajtjen e zgjedhjeve është caktuar; mandateve të  ministrave dhe zëvendësministrave aktual po iu vjen fundi, por për disa nga ata qytetarët as që kanë dëgjuar, raporton televizioni 21.

Nimetulla Halimi, është zëvendësministër në Ministrin për Transport dhe Lidhje. Gati 1 vjet e gjysmë prej se ka marrë detyrën, emri i tij, është përmendur vetëm në skandalin me veturën zyrtare e cila ishte përdorur për të shitur pjepra në pazar.

I ngjashëm është edhe rasti me zëvendësministrin në Ministrinë e Punëve të brendshme, Zimri Qamilin. Edhe pse është zëvendësministër në një ndër resorët më të rëndësishme të shtetit, zëvendësministri Qamili, pothuajse asnjëherë nuk ishte në gjendje t’i përgjigjet opinionit nëpërmjet mediave për punën e bërë. Përgjigja më e shpeshtë e tij ishte kjo:

“Jam në takim, të lajmërohem për 40 minuta”.

Sigurisht, ai as që thirri pas 40 minutave , por edhe nuk u përgjigj në thirrjet tjera.
Edhe zëvendësministri në Ministrinë e financave është shqiptar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button