Protestë e refugjatëve në kufirin Greqi – Maqedoni

Refugjatët e bllokuar për tri ditë në kufirin ndërmjet Greqisë e Maqedonisë, sot kanë protestuar kundër kufizimeve nga autoritetet e Maqedonisë, të cilat po i kthejnë refugjatët, që nuk janë nga zonat e luftës, siç është Siria, Afganistani apo Iraku, njofton REL.

Afro 1,300 refugjatë në anën greke të kufirit në vendin Idomeni, kanë brohoritur slogane “liri, ne nuk jemi terroristë” dhe “ne nuk do të kthehemi prapa”.

Shumica prej tyre janë nga Maroku, por ka edhe nga Algjeria, Tunizia, Libia, Libani, Irani, Pakistani, Bangladeshi dhe Kongoja.

Sot, më se 1 mijë refugjatë gjendeshin në stacionin hekurudhor në qytetin Gjevegjeli, në anën e kufirit në Maqedoni.

Kjo protestë u bë një ditë pasi më tepër se 2 mijë refugjatë ishin ulur në binarët e hekurudhës në Gjevgjeli, duke mos lejuar që trenat të qarkullonin ndërmjet Greqisë e Maqedonisë.

Autoritetet e Maqedonisë kanë imponuar kufizime, pasi Serbia dhe Kroacia kanë shpallur se do t’i kthejnë refugjatët nga vendet e tjera, që përpiqen të kalojnë nëpër Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button