Festohet dita e Alfabetit, librat skandaloz ende në përdorim

Pas një shekulli që nga themelimi i alfabetit të gjuhës shqipe, në Maqedoni ende bastardizohet gjuha shqipe në tekstet mësimore në shkollat fillore dhe të mesme.

Prindërit së bashku më nxënësit dhe arsimtarët disa herë ngritën çështjen e gabimeve të përkthimit, të shtrembërimit të fakteve në tekstet shkollore të cilat tani më shumë vite janë në përdorim, Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), ende nuk e sheh të arsyeshme që librat e njëjtë të hiqen nga përdorimi.

Kohë më parë Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi tha se përmbajtja e teksteve shkollore në Maqedoni, përfshirë edhe librin e historisë për vitin e parë është problematike si rezultat i specifikave të popujve që jetojnë këtu dhe kjo gjë duhet të përmirësohet.

Ministrat e arsimit nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria do të takohen gjatë ditës së diel në Manastir për të shënuar ditën e Alfabetit, ku qytetarët shpresojnë që do të bisedohet edhe për çështjen e librave, pasi që tani më një kohë u nënshkrua Marrëveshja në fushën e arsimit mes MASH-it të Maqedonisë dhe Shqipërisë, dhe ende nuk ka asgjë konkrete se si mund të ndihmojë Shqipëria, Maqedoninë për përmirësimin e teksteve skandaloze.

Ndërkohë nxënësit vazhdojnë të mësojnë me librat skandaloz të stërmbushur me gabime gjuhësore dhe trillime faktesh historike.

LEXO MË SHUMË:

 Librat e Kembrixhit aspak nuk janë të përshtatshme për Maqedoninë

Librat e Kembrixhit katastrofal, bëhet fjalë për biznes 12 milion eurosh

 Kembrixhi, librat e vjetërsuara dhe gabimet skandaloze do të shoqërojnë nxënësit këtë vit

 Tekstet shkollore shtrembërojnë faktet historike për fiset Ilire

 Edhe ky vit me gabimet skandaloze në tekstet shkollore, vitin tjetër libra të rinj

MASH nuk përfill Ambasadën e Kosovës as reagimet e shumta, libri i Shoqërisë nuk tërhiqet

 Librat falas të shkatërruara, prindërit marrin iniciativë për të blerë libra të ri

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button