Zaev: Nuk do të lejojmë këtë dhunë që demonstrohet
“Qëllimi i kërkesës tonë për tu takuar me kryetarin e Gjykatës Themelore të Shkupit është që të vërtetojmë se qëllimi jonë nuk është që të bëjmë presion, por të përçojmë porosinë tonë të fuqishme për të respektuar ligjin, që t’i inkurajojmë gjykatësit që të sjellin vendimeve në pajtim me ligjin”, tha lideri LSDM-së, Zoran Zaev.
Lidhur me arrestimin e Shipoviqit, kryetari i LSDM-së, Zaev tha se “kemi një njeri i cili jo vetëm që nuk do që të ik, por kthehet dhe është mirë që po burgoset në Vjen dhe jo në Amerikë, që do të thotë se kthehet mbrapa dhe dëshiron që të mbrohet në liri”.