Shqipëria nuk është imune nga rreziku i terrorizmit

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri tha se Shqipëria nuk është imune nga rreziku i terrorizmit. Në një deklaratë për mediat, Tahiri tha se është e domosdoshme që të forcohen masat e sigurisë

“Shqipëria nuk është imune nga rreziku i terrorizmit për sa kohë ne jemi rreshtuar në shoqëritë dhe vendet që mbrojmë vlerat e qytetërimit modern. Në këtë kuadër nuk po them që ka rrezik eminent, por është e domosdoshme që të forcohen masat e sigurisë. Kemi propozuar një ligj për sigurinë publike, ku përfshihet ndarja e përgjegjësive midis shtetit, policisë së shtetit, agjencisë ligjzbatuese, biznesit, komunitetit të sipërmarrësve, institucioneve private dhe qytetarit për të ndarë përgjegjësitë”, ka thwnw Tahiri.

Tahiri i bëri apel qendrave tregtare që të pajisen me masa sigurie shtesë.

“Qendrat tregtare duhet të pajisen me masa sigurie shtesë. Vlen për çdo subjekt apo indikator që për ne hyn në hartën e rrezikut”.

Deklaratat e ministrit u bënë nga Durrësi, pas një takimi me një grup sipërmarrësish privatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button