Kumanova pa Shtëpi të kulturës shqiptare

Shtëpia e Armatës në Kumanovë, e paraparë dhe e kërkuar ndër vite për shtëpi të kulturës të shqiptarëve të Kumanovës, ka filluar të shndërrohet në objekt administrativ të policisë, arkivit të qytetit dhe drejtorisë së pyjeve. Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehabi, thotë se nuk ka një kërkesë zyrtare deri më tani, që e njëjta të shndërrohet në shtëpi të kulturës për shqiptarët e Kumanovës.

Shehabi propozon që shoqatat kulturore, artistët dhe shkollat të paraqesin kërkesë zyrtare me të cilën do të procedohet më tej. Nga ana tjetër, kreu i Komunës së Kumanovës edhe sot nuk pranoi të prononcohet. Nga Komuna thanë se ka takime pune dhe se qëndrim mund të kërkojmë nga java e ardhshme. Ndërkohë artistët shpjegojnë nevojën e Shtëpisë së Kulturës për shqiptarët e Kumanovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button