Regjimi sirian ofensivë tokësore kundër fshatrave turkmene

Kryetari i Shoqatës së Mjekëve Turkmenë në Siri, Muhtar Fatih Muhammed, shprehet se rajoni turkmen Bayırbucak në periferi të Latakias është duke rënë si pasojë e ofensivës tokësore të regjimit të Asadit. Ai deklaron se nëse rajoni bien, fillimisht 10-15 mijë turkmenë që jetojnë në rajonet në afërsi të kufirit do të mbeten të detyruar të strehohen në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Muhammed ka theksuar për gazetarin e AA-së se regjimi i Aasadit me mbështetjen e Iranit dhe të Hizbullahut vazhdon në mënyrë intensive sulmet në rajonin Bayırbucak.

Ai ka vënë në dukje se është vazhdimisht në komunikim me banorët në rajon dhe shprehet më tej se ” regjimi dëshiron që të marrë nën kontroll të gjithë zonën dhe të zmbrapsin turkmenët. Kemi shumë të plagosur në vendet e bombarduara nga avionët rusë. Rajoni Bayırbucak është duke rënë. Nëse rajoni bien, fillimisht 10-15 mijë turkmenë që jetojnë në rajonet në afërsi të kufirit do të mbeten të detyruar të strehohen në Turqi”.

Muhammed ka tërhequr vëmendjen se Kobani (Ayn el Arap) ka qenë në axhendën e bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa për turkmenët edhe në Turqi madje përveç 2-3 kanaleve televizive nuk flitet për këtë çështje. Ai shprehet më tej se: “Si turkmenë, nuk kemi mundur të jemi si Kobani. Ne nuk shohim me sy të keq popullin e Kobanit, por ato në Kobani janë njerëz dhe ato në Bayırbucak nuk janë? I bëj thirrje popullit turk, se jemi në një situatë shumë të vështirë dhe të na mbështesin”.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button