Komisioni Anketues të martën mban seancën e parë

Komisioni Anketues ka caktuar seancën e parë, e cila do të mbahet të martën, më 24.11.15, mëson Televizioni SHENJA.

Më herët, Kuvendi votoi formimin e Komisionit Anketues i cili do të merret me konfirmimin e mënyrës ligjore të përgjimeve, vërtetësinë e bisedimeve dhe përgjegjësinë politike për këtë skandal. Me Komisionin u vendos që të kryesojë opozita e cila e ka propozuar për kryetar deputetin Petre Shilegov, i cili paralajmëroi se gjatë javës do të mbahet takimi konstituiv dhe të caktohet rregullorja e punës së Komisionit, që sa më shpejtë komisioni të fillojë me punë.

“Ideja e themelimit të formimit të këtij komisioni është pastrimi i fakteve dhe rrethanave lidhur me skandalin e përgjimeve. Qytetarët e shtetit tonë meritojnë të marrin përgjigje kualitative për atë kush, si dhe  me cilin qëllim i ka përgjuar më tepër se 20 mijë qytetarë në shtetin tonë. Megjithatë obligim primar i Komisionit do të jetë edhe konfirmimi i përgjegjësisë politike, lidhur me përmbajtjen e bisedave të publikuara në projektin e vërteta për Maqedoninë që e udhëhiqte LSDM”, deklaroi Kryetari i Komisioni Anketues, Petre Shilegov. Ai gjithashtu tha se secili grup i deputetëve do të ketë të drejtë të dorëzojë listë të tre ekspertëve të cilët do të dëgjohen në Komisionin anketues.

Komisioni përbëhet nga 16 anëtarë, tetë nga VMRO-DPMNE, katër nga opozita  dhe partnerët e saj të koalicionit, dy nga BDI, një nga PDSH dhe një deputet i pavarur. Deri në fund të muajit janar, komisioni anketues obligohet të dalë me konstatime konkrete për skandalin e përgjimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button