Kumanovë, U zgjidh problemi me ngrohjen e shkollave

Shkollat fillore rurale në Kumanovë që ngohen me drunj, prej kur temperaturat shënuan rënie, po shfrytëzonin drunjtë e mbetura nga viti i kaluar. Në tenderin komunal nuk ishte paraqitur asnjë ndërmarrje, ashtuqë shkollat përballeshin me mungesën e sasisë së nevojshme të drunjve. Por me fillimin e sezonit të ngrohjes ky problem është zgjidhur, njoftuan për Portalb nga sektori përkatës komunal. Të njejtën e konfirmuan edhe nga shkollat rurale.

“Është zgjidhur problemi.”-tha Zhiko Krstevski, udhëheqës i Sektorit për arsim në komunën e Kumanovës, “Problemi me drunjtë për ngrohje ishte problem i përgjithshëm në Maqedoni, pasiqë ata drunj që ishin, nuk i plotësonin nevojat. Në tenderin e fundit u paraqit një ndërmarrje, e cila sjell drunj të cilësisë së lartë nga Serbia. Një herë janë sjellur drunj dhe varësisht se sa do të harxhohen do të sillen drunj në vazhdimësi.”

“Po, na kanë sjellur drunj”-tha B.E., nxënës nga fshati Rramanli. “Biri tregoi se tashmë po i dhezin koftorët, se u kanë sjellur drunj dhe klasat janë të ngrohta”-tha L.R., nënë nga fshati Çerkez.

“Përndryshe në fillim na frikësoi shumë çështja e drunjve, pasi në tenderin e parë nuk u paraqit asnjë ndërmarrje. Kjo për shkak se shteti i Maqedonisë e caktoi shumën prej 2300 denarësh, me të cilën shumë ndërmarrja ‘Pyjet e Maqedonisë’ mund të shiste drunj. Megjithatë ky ishte një çmim i paqëndrueshëm dhe askush nuk paraqitej në tender. Tani gjetëm pak më shtrenjtë, por patjetër të ngrohen shkollat, ashtuqë problemi është zgjidhur për të gjitha shkollat që ngohen me drunj. Pra nuk ka problem as me drunjtë, as me naftë e as me gaz, shkollat kanë lidhur marrëveshje dhe nuk ka asnjë problem nga ana e ofertuesve.”-konfirmoi Krstevski./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button