LSDM: Tenderë apo foshnje?!

“Për Gruevskin dhe Todorovin, më e madhe është nevoja e tenderëve se sa nevoja për siguri të amësisë dhe foshnjave të gjalla dhe të shëndetshme”, thuhet në deklaratën e LSDM-së, njofton Portalb.

Sipas tyre, Gruevski dhe Todorov, janë të obliguar që t’i përgjigjen publikut në këto pyetje:

“Vdekja e një numrit të madh të foshnjave, a është rezultat i programit për siguri të amësisë? Paratë e qytetarëve që janë ndarë për atë program, a janë shfrytëzuar për të njëjtën, apo për nevoja tjera? Cilat kanë qenë ato nevoja të Todorovit dhe Gruevskit?”, pyesin nga LSDM, njofton Portalb.

Sipas LSDM-së, rastet e vdekjes së foshnjave janë mjaft të shpeshta madje ata konstatojnë se 14 nga 1000 foshnje të lindura, vdesin.

“Politika katastrofale e Gruevskit dhe Todorovit, i ka përzënë mjekët jashtë shtetit. Sistemi shëndetësor në kolaps: vdesin pacientë, plagosen mjekë, spitalet në gjendje të mjerueshme”, shtojnë nga LSDM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button