Misini: Me emigrantët po shkelen konventat ndërkombëtare

Aktivisti për të drejtat e njeriut, Suad Misini theksoi në emisionin “10 minuta” në Tv21 se me lëshimin selektiv të emigrantëve nga ana e Serbisë hapet problemi me shkeljen e Konventës së Kombeve të Bashkuara për refugjatë.
Sipas tij, në këto raste drejtësia ose e drejta ndërkombëtare gjithmonë do të vuajnë, për shkak të pragmatizmit politik.

Misini shtoi se është absurde që të pritet të bëhet një seleksionim të njerëzve që janë duke kërkuar mbrojtje dhe të njerëzve që kanë plane të tjera.

Ai tha se autoritetet e Maqedonisë duhet të kenë kujdes rreth evidentimit dhe trajtimit të të gjithë emigrantëve që hyjnë në vend, sepse sipas tij, ata që kanë plane për të kryer sulme terroriste kanë mënyrat e tyre më të sofistikuara për të lëvizur nëpër territoret e planifikuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button