Çitaku e nervozon Daçiqin në Këshillin e Sigurimit, ja çfarë i tha

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku replikoi më Ivica Daçiqin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Kur Daçiqi tha se Kosova nuk është shtet dhe atë nuk e njeh si ambasadore, Çitaku e mori fjalën, duke e kundërshtuar se Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe demokratik. Ivica Daçiq në ato çaste i hoqi kufjet me nervozizëm, raporton Lajmi.net.

Pastaj i vendosi prapë, ndërkaq Çitaku shtoi se ajo është ambasadore e Kosovës në SHBA,  por e vetmja gjë, siç tha ajo, është që Kosova ende nuk është anëtare e OKB-së, ngase po e pengon Serbia.

“Ne nuk kërkojmë leje nga ju për asgjë, ne në dialog nuk kemi hyr që të tjerët të na e njohin pavarësinë sepse ajo ka ndodhur, por jemi për fqinjësi të mirë. Në UNESCO s’ia kemi dalë për tre vota, por të siguroj se herën e ardhshme do ia dalim”, tha Vlora Çitaku.

“Ju ftojmë të pranoni realitetin dhe ta pranoni vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare për vërtetësinë e pavarësisë së Kosovës, të cilën pyetje Serbia vetë e drejtoi atje”, shoti Çitaku.

Pas replikës së saj, Këshilli i Sigurimit të OKB-së, mbylli debatin për raportin tremujor për Kosovën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button