Alma Lama kërkon shkarkimin e Komisionit për Demarkacion

Deputetja e LDK-së, Alma Lama ka shprehë qëndrimin e saj në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi.

Ajo shkruan se pasi ka parë emisionin Rubikon në KTV, ku ishin te ftuar kolegu i saj deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi dhe profesori i Gjeografisë, Florim Isufi, ku u argumentua në mënyrë shkencore se në Marrëveshjen e arritur për Demarkacionin janë bërë gabime, që Lama i quan trashanike, transmeton Koha.net.

“Ne si deputete deri tani nuk kemi marrë asnjë material se çfarë përmban marreveshja, por me sa pashë në TV, zotërinjtë e komisionit paskan thënë se nuk ka asnjë hartë të mëparshme që shënon këtë kufi. Kjo po e vërteton atë çfare shkruhej në një studim që na është dorëzuar ne deputetëve, se Komisioni ndërshtetëror nuk paska asnjë ekspert brenda. Sepse kanë ekzistuar kufinjtë administrative të Kosovës, ka harta sa të duash dhe madje të përshkruar me saktësi edhe në Enciklopedinë Jugosllave të vitit 1962”, ka shkruar Lama në llogarinë e saj në Facebook.

Më pas ajo vjen në përfundim për këto hapa:

“1) E ftoj kryeministrin e Kosovës që urgjentisht të shkarkoj komisionin për demarkacion dhe ndaj tyre të nisin procedurat hetimore për shpërdorim detyre.

2)E ftoj kryeministrin që të krijojë një tjetër komision dhe të rinegociohet marrëveshja me Malin e Zi, dhe për këtë ta njoftoj menjëherë Kuvendin, dhe të organizojë takim edhe me përfaqësuesit e opozitës.

3) E ftoj opozitën të tregohet racionale në sjelljet e saj, sepse ka vullnet të plotë tek deputetët që të mos votohet asnjë marreveshje që cenon kufinjtë e Kosovës;

4) I ftoj të gjithë ekspertet që herën tjetër të tregohen më të zëshmën, mos të flasin si koshi pas të vjelave, jo vetëm për shenjimin e kufirit por për secilin ligj apo problem. Në kuvend ka deputetë që i mbajnë dyert e hapura gjithmonë për ta”, ka përfunduar Lama. /Koha

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button