Situata e tensionuar në kufirin jugor

Mijëra migrant që nga mëngjesi presin që të hyjnë në kampin pranues në Gjevgjeli. Pas vendimit të qeverive kroate, serbe dhe maqedonase që të lëshohen vetëm refugjat nga Siria, Afganistani dhe Iraku, situata në kufirin jugor është tensionuar. Në mes të migrantëve ka polic dhe ushtarë, kurse njoftohet që nga mëngjesi më së shumti ka iranian që presin për të hyrë në Maqedoni dhe për të vazhduar më tutje.

“Unë jam këtu sepse kërkoj liri, sepse jam njeri dhe besoj në njerëzimin. Udhëheqësit në vendin tonë na fut neve në burgje. Ne vetëm kërkojmë liri dhe drejtësi”, thotë një refugjat nga Irani.

Sipas përfaqësuesve të Komisariatit të lartë për refugjat , pranë Kombeve të Bashkuara, situata është e pa sigurt edhe në orët në vazhdim, kurse ditëve në vijim do të bëhet e ditur se si do të zgjidhet kjo çështje

“Qeveria ashti si e di unë dhe si na informojnë, këtu janë organet zyrtare kufitare dhe është vendosur që të lëshohen refugjat vetëm nga Siria, Iraku dhe Afganistani”, tha Aleksandra Kraus, nga UNHCR.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button