Halil Matoshi: Hashim Thaçi, ky njeri i ligë. Nuk mund të mbijetojë pa dhunë!
Analisti i njohur Halil Matoshi, ka komentuar fjalët e Hashim Thaçit, I cili pak më herët tha se Opozita po i shtyn protestat vetëm për të fituar kohë.
Ai e ka quajtur njeri të ligë zëvendëskryeministrin e Kosovës dhe njeri i cili “hedh benzinë në flakë”.
Ja postimi i tij i plotë:
Hashim Thaci ky njeri i lig!
Ky njeri zemerngushte, ne nderdije duhet te jete po aq i shunshem sa te kenaqet nga pamjet piromane dhe gjaku njerezor.
Sot, ky ne nivelin ma te ulte te qytetarise, provokon dhe hedh benzine ne flake ne vend se te baj thirrje per paqe, per bisedime e kompromis me opoziten, si pjese e sovranitetit te populli, per aq sa ka fuqi dhe mbeshtetes…
Ky njeri nuk munet me mbijetue pa dhune dhe pa kriza t’mdha.
Kete njeri po e mban ne pushtet dhuna dhe joracionaliteti i opozites dhe LDK-ja ne stadin “deprive of virility”!
Ashiqare ky sot do te ishte i shpushtetizuem dhe pa respekt qytetar, po te mos ishte LDK lakmicare dhe defansive, e çakerdisun dhe ne lengate nga mungesa e ideve dhe guximit qytetar!