Pas sulmit në Paris, myslimanja me mbulesë nuk lejohet të hyjë në “Zara” (Video)

Gjiganti i modës Zara është në qendër të shumë kritikave pasi shërbimi i këtij dyqani nuk lejoi që një grua myslimane me mbulesë të hynte brenda tij.

Këto pamje kur roja sigurimit po e refuzonte gruan që të hynte brenda është publikuar me datë 14 nëntor, një ditë pasi sulme serike ndodhën në Paris, ku mbetën të vdekur 129 persona, shkruan Dailystar.

Në video, dëgjohet kur roja i thotë gruas: Ata që mbajnë kokat e tyre, të mbuluara nuk mund të futen aty.

Gruaja e paidentifikuar e pyet rojën nëse mundet të hyjë po që se ajo do të kishte të veshur një vello, transmeton lajmi.net.

Roja përgjigjet “Nëse gjërat ndryshojnë, ato do të ndryshojnë, por unë nuk i bëjë rregullat”.
Këto pamje kanë zemëruar përdoruesit e rrjeteve sociale të cilët nuk e kanë përkrahur këtë gjë, ndërsa kanë kërkuar bojkotimin e Zarës me hashtagun @boycootZara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button