Shkumbini nga “pikëpamje artistike” e Arifit dhe gjendja reale

Aktivisti i njohur Damir Neziri, ka postuar një fotografi në të cilën shihet fotografia e publikuar nga profili zyrtar në Facebook, i kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, e krahasuar me një fotografi reale nga e njëjta pikëpamje.

Fotografia e parë është publikuar në datën 16 nëntor dhe vërehet të jetë e përpunuar, kurse fotografia e dytë është shkrepur në datën 18 nëntor. Dallimi mes tyre është i madh.

“Një pjesë e madhe e lumit, pas vërshimeve është lënë e pa pastruar, edhe pjesa e epërme e lumit deri në Banjë. Ky është problem nga njëra anë ekologjik kurse nga ana tjetër është problem i madh nëse ndodh përsëri që të ketë vërshime. Sipas Nenit 22 të ligjit për vetëqeverisje lokale, kjo është nën kompetencat e komunës dhe komuna është përgjegjëse për të.” – thotë Neziri.

Nga sektori për marrëdhënie me publikun i Komunës së Tetovës, pranojnë që fotografia është e përpunuar.

“Po ajo është një fotografi e përpunuar me photoshop. Është fotografi artistike e bërë nga fotografi profesionist i komunës, Hadis Bajrami. E kemi vendosur për ta ndarë me qytetarët.”

Shtrati i lumit Shkumbin në Tetovë akoma nuk është pastruar që pas vërshimeve që ndodhën në këtë qytet kurse nga komuna thanë që nga Ministria e Ekologjisë kanë siguruar mjetet e nevojshme për naftën dhe në pranverë do të bëhet pastrimi i mbetjeve që sollën vërshimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button