UNHCR: Greqia duhet të bëjë identifikimin e refugjatëve

Përfaqësuesi i UNHCR-së për Maqedoni, Mohammad Arif, ka thënë për Anadolu Agencyse, Serbia dhe Maqedonia nuk lejojnë hyrjen në territorin e tyre për refugjatët nga Lindja e Mesme, përveç atyre që vijnë nga Siria.

Në bisedën me gazetarin e AA-së, Arif sqaroi se, autoritetet serbe kontrollojnë dokumentet e refugjatëve të cilat u janë lëshuar në Greqi dhe Maqedoni me të cilat vërtetohet shtetësia e tyre siriane, irakiane apo afgane, ndërsa të tjerëve u refuzohet hyrja.

“Natën e kaluar kishim një situatë shumë të vështirë ku 150-200 persona mbetën në Tabanoc, nga të cilët rreth 100 mbetën në zonë neutrale. Dua të them se ata kanë kaluar një natë shumë të ftohtë ku kishte gra, fëmijë dhe pleq”, tha Arif.

Ai sqaroi se në rastin e Maqedonisë, shteti nuk ka lejuar hyrjen e asnjë refugjati, edhe pse parimisht do të lejojnë hyrjen e atyre që vijnë nga Siria, Iraku dhe Afganistani.

“Problemi është në anën greke sepse është vështirë të bëhet identifikimi se kush nga cili shtet vjen dhe ky është një process që duhet të bëhet tani pasi në anën greke të kufirit ka rreth dy mijë persona të cilët presin të kalojnë në këtë anë të kufirit” deklaroi Arif, sipas të cilit autoritetet e Maqedonisë duhet t’u sqarojnë refugjatëve se ata kanë të drejtë të kërkojnë azil në Maqedoni dhe nëse e bëjnë këtë, ata do t’mund të hyjnë në territorin e shtetit.

Përfaqësuesi i UNHCR-së në Maqedoni tha se po mundohen ta zgjidhin këtë çështje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button