Anketa e IRI-t: Portalb, portali shqiptar më i lexuar për lajme politike në Maqedoni

Portalb është zgjedhur portal shqip më i lexuar në Maqedoni sa i takon informimit për zhvillimet politike në vend, gjegjësisht për 6% e të anketuarëve.

Poashtu, Portalb mban vendin e dytë për lexueshmëri për lajme politike nga portalet në të gjithë Maqedoninë, përfshirë edhe ata në gjuhën maqedonase kurse qëndron në vendin e katërt sa i takon të gjithë web faqeve dhe portaleve nga informohen qytetarët e Maqedonisë për lajmet politike në vend.

I pari në listë, qëndron rrjeti social Facebook nga ku marrin informacionet 22% e të anketuarve.

Nga mediat e shkruara, më e lexuar për lajme politike është gazeta Koha. Kurse nga televizionet, më i ndjekur është Alsat-M.files

Këto rezultate janë shpalosur sot nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI) dhe Center For Insights in Survey Research (Qendra për Hulumtime Anketuese), pas një ankete të kryer nga BRIMA GALLUP

Anketimi ka zgjatur nga data 29 shtator deri më 5 tetor të vitit 2015 dhe gjithsej kanë marrë pjesë 1106 të anketuar të cilët janë përgjigjur në pyetjet për: stabilitetin politik, aferën e përgjimeve, besimin në institucione dhe procesin zgjedhor, gjykatat dhe korrupsionin, standardi ekonomik i jetës dhe besimin te mediat.

files (2)

 

files (1)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button