Paunovski: Pjesën shqiptare të buxhetit e marrin dhjetëra persona nga BDI

“Këta të BDI-së e kanë marrë pjesën e tyre për atë nuk flasin për buxhetin. Ata e kanë marrë pjesën për Maqedoninë perëndimore. Megjithatë, te dhjetëra persona kanë shkuar ato para.”, kështu ka thënë deputeti Stojko Paunovski, nga LSDM, duke i replikuar koleges së tij nga VMRO-DPMNE, Vesna Pejmova, raporton Portalb.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim nuk kanë reaguar në lidhje me qëndrimin e Paunovskit.

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë po vijon dita e katërt e debatit për propozim buxhetin për vitin 2016.Në vend të një debati konstruktiv opozita dhe pozita po përplasen rreth të arriturave gjatë mandateve kur kanë qeverisur, raporton Portalb.

Vesna Pejmova, deputete e VMRO-DPMNE-së, duke lavdëruar propozim buxhetin e vitit të ardhshëm, kërkoi përgjegjësi nga LSDM për atë se sa kanë bërë ata gjatë mandateve të tyre.

“Tregoni sa borxh keni lënë Ju. Borxhe të cilat tani VMRO-DPMNE po i pastron. Po hasim në vështirësi ta përmirësojmë katastrofën që e trashëguam nga ju”, tha Pejmova./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button