Kapet një tjetër sasi droge në Portin e Vlorës, do trafikohej në Itali

30 kilogramë kanabis janë sekuestruar në Portin e Vlorës mesditën e së mërkurës. Genci Gjuzi ka rënë në prangat e policisë, pasi tentoi të kalonte sasinë e drogës me mjetin e tij tip karroatrec, me qëllim trafikimin e saj drejt Italisë.

Gjatë kontrollit të efektivëve të policisë u konstatua lënda narkotike e ndarë në 40 pako. Mbi Genci Gjuzin rëndon akuza e trafikmi të lëndëve narotike e mbetur në tentativë.

Brenda kësaj jave është hera e dytë që nga Porti i Vlorës tentohet të kalohen sasi lëndësh narkotike.

Të hënën, 50 kilogramë kanabis u kapën në një kamion, drejtuesi i të cilit ishte një shtetas italian.

Javën e shkuar, më 10 Nëntor, nga bregdeti i Radhmisë u tentua të trafikohej 808 kilogramë kanabis me gomone.

Dy personat që po përgatisnin skafin mundën t’i shpëtonin arrestimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button