Një shtetas i Maqedonisë ka kontrabanduar 1,5 kilogramë stoli ari

Dogana në mëngjes zbuloi 1,5 kilogramë stoli ari të fshehur në një autobus i cili ka qarkulluar në relacionin Stamboll­ – Gostivar. Ashtu siç informon Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë, ekipi mobil doganor për kontroll rutinë në aksin rrugor Veles­ – Shkup e ka ndalur autobusin me targa të Turqisë i cili ka qarkulluar në linjë të rregullt Stamboll­ – Gostivar, ndërsa paraprakisht ka hyrë në shtetin e Greqisë përmes vendkalimit kufitar Bogorodicë. Për shkak të mospasjes së kushteve adekuate për zbatimin e kontrollit të detajuar, autobusi me shoqërimin doganor është drejtuar në zyrën doganore Shkup 4 ku është kryer kontroll i detajuar me ç’rast, nën kompresorin e kondicionerit, në mbajtësin është zbuluar një bunker special i ndërtuar për fshehjen e mallrave prej ku janë nxjerr 28 paketime me 104 byzylykë ari me peshë totale prej rreth 1,5 kg. Shtetasi i Maqedonisë i cili në autobus e ka kryer detyrën e konduktorit ka deklaruar se ari është i tij. Rasti është dorëzuar në Repartin për hetime. Kundër autorit do të paraqitet padi penale deri te prokuroria publike kompetente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button