Ademi: Buxheti i USHT-së, 13 milion euro

Ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi ka paralajmëruar se buxheti i Universitetit Shtetëror të Tetovës për vitin e ardhshëm do jetë mbi 13 milion euro. Sipas tij me vendim të qeverisë do realizohet edhe kërkesa e USHT-së për ndërtimin e një konvikti për studentët. Ademi po ashtu ka paralajmëruar edhe hapjen e dy fakulteteve të reja në kuadër të USHT-së, atij të bujqësisë dhe Akademisë Pedagogjike, ndërsa pranimi i studentëve do të fillojë nga viti i ardhshëm akademik. Këto premtime Ademi i bëri në promovimin e terreneve të reja sportive të USHT-së.

“USHT do radhitet i dyti pas atij të Shkupit, me buxhet më të lartë prej institucioneve publike në vend dhe kjo rritje ashtu siç thash, do të reflektohet në gjitha sektorët e këtij Universiteti. USHT në krahasim me gjitha universitetet tjera, ka rritjen më të lartë të buxhetit ne përqindje apo në krahasim me këtë vit dhe kjo, para së gjithash ka të bëjë edhe me investimet kapitale që planifikohen të realizohen”, u shpreh Abdilaqim Ademi, ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button