Pirlo do të luajë në kampionatin turk

Pas përfundimit të sezonit të MLS-së amerikane, mesfushori italian, Andrea Pirlo, do të qëndrojë në pushim për një periudhë kohore prej afro tre muajsh. Mediat italiane aludonin se ish-mesfushori i Juventusit do të zgjidhte rivalin më të urryer, Interin, por një gjë e tillë është hedhur poshtë nga vetë Pirlo, i cili deklaron se nuk ka ndërmend të rikthehet në Itali. Media turke

“Hurriyet” ka publikuar detaje interesante që nxjerrin në dritë të ardhmen e mesfushorit të New York City FC. Presidenti i klubit turk të Antalyaspor, deklaron se ka arritur një marrëveshje me Pirlon që ky i fundit të udhëtojë drejt Turqisë.

“Kemi kontaktuar Pirlon dhe i kemi bërë ofertën tonë për t’u bashkuar me Antalyasporin, ndaj dhe presim përgjigjen përfundimtare, pasi italiani duket i joshur nga oferta jonë”, – deklaron Genxher. Nëse Pirlo do të bashkohet me klubin turk, mesfushori italian do të luajë në tetë ndeshje, duke përfituar një shifër prej 2 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button