Balliu: Shqipëria të garantojë laicitetin dhe të bëjë kujdes me varfërinë

Mbështetës i idesë se pas sulmeve të 13 nëntorit në Francë bota është më afër Luftës së Tretë Botërore, gazetari dhe botuesi i “Gazetës 55″, Fahri Balliu vlerëson se në këto kohë të trazuara, thelbësore për Shqipërinë është garantimi i laicitetit.

Duke e zbritur rrezikun në terrenin shqiptar, Balliu ngre alarmin për situatën e varfërisë në vend, si terrenin ku grupet terroriste kryejnë rekrutime.

Fahri Balliu: Për interesa meskine të vogla të ndonjë kabineti qeveritar të favorizohen shkelje të laicitetit.Këta terroristë nga i rekrutojnë këta njerëz? Baza është varfëria dhe varfërinë e ka në kurriz qeveria.

Duke e vlerësuar homazhet e organizuara nga Presidenti Nishani si një prej ceremonive me mesazhin me të fortë për ngjarjet në Paris, Balliu kritikoi kryeministrin Rama për mos pjesëmarrjen

Fahri Balliu:Ky pastaj nuk e do Presidentin se ai nuk ka firmosur hajdutët që propozon ky. Homazhi kombëtar për luftën kundër terrorit, ky është i vetmi Kryeministër në botë që nuk mori pjesë në një ceremoni të tillë kombëtare.

Deklaratën e Ambasadorit Donald Lu për drejtësinë, botuesi i “Gazetës 55” e cilësoi akt të lartë të një miku, ndërsa theksoi në leximin e hollësishëm të mesazhit kritika binte mbi Qeverinë.

Fahri Balliu: Kritika e tij është impresionuese, është e orientuar saktë dhe bie absolutisht mbi inkriminimin e madh të drogës së qeveritarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button