Sërish aksion kundërterrorist në Paris, disa të lënduar

Mëngjesin e së mërkurës policia speciale franceze ka ndërmarrë një tjetër operacion për kapjen e njërit prej personave që dyshohet se ka marrë pjesë në organizmin e sulmeve të para pesë ditëve.

Mirëpo, mediat franceze kanë raportuar se gjatë këtij operacioni ka pasur edhe shkëmbime zjarri, ndërsa “Reuters” shkruan edhe për policë të plagosur.

Të shtënat janë dëgjuar në veri të Parisit, në Saint-Denis, aty ku po zhvillohet operacioni. Mediat franceze nuk thonë se pas kujt është vënë policia, pasi i gjithë operacioni ka qenë sekret, por aludohet në atë që njihet si atentatori i tetë.

Kjo edhe për faktin se gjatë ditës së martë, ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve ka deklaruar se përveç xhandarëve, policisë dhe ushtarakëve, 115 mijë njësi shtesë kanë zbarkuar në terren në kërkim të këtij personi.

Mirëpo, zbulimet e fundit nga regjistrimet e kamerave tregojnë se mund të jetë edhe një atentator i nëntë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button