Rama- fermerëve: Jo më dëmshpërblime, sigurohuni për përmbytjet

Një ditë pas takimeve të kreut të opozitës Lulzim Basha me fermerët e Selenicës në Vlorë, kreu i Qeverisë Edi Rama ka vrapuar sot të zhvillojë takime me banorët e Novoselës, për të përmbysur situatën.
Rama i ka informuar fermerët se qeveria është duke investuar bashkë me BE-në në lumin e Vjosës për të mos lejuar më përmbytjet dhe se për herë të parë i ka dëmshpërblyer çdo kokë dele dhe çdo kokë pule që humbën në përmbytjet e fundit. Por, nga ana tjetër, i ka paralajmëruar se ka ardhur koha të sigurohen, të sigurojnë pronën, sepse asnjë qeveri nuk do të kishte mundësi t’i dëmshpërblente vit për vit, duke u lenë kështu pas banorëve, shijen e “braktisjes”.
Rama është pozicionuar gjatë fjalës së tij me lumin Vjosa në sfond, ku shfaqeshin punëtorët që ngrinin barrierat kundër përmbytjeve.
“Dua të them që nuk është e mundur që Shqipëria – përfshirë solidaritetin e BE-së, – tha kryeministri në përfundim, – të përballojë financiarisht çdo dëm në të ardhmen që vjen, si rezultat i marrëzisë së ndërtimit mbi shtretër lumenjsh dhe kanale kulluese.
Kjo do të thotë që duhet të hyjmë në një fazë të re dhe bizneset të sigurohen nga përmbytjet. Kemi një rast konkret në veri që një biznes i siguruar ka përfituar qindarkë për qindarkë, paratë e dëmit nga kompanitë e sigurimit.
Ne duhet ta shtrijmë më tej këtë metodë dhe të mos mendojmë më për të investuar kuturu pa u kkujtuar për një fenomen natyror që pastaj të bërtasim “ku është shteti”. Shteti nuk është mamaja që e ka për detyrë të bëjë tre herë në ditë ushqimin, pavarësisht se çfarë bën ti. E thashë këtë jo për atë që iku, por për atë që mund të vijë”,- nënvizoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button