1 vit pa Dr. Florin
Sot bëhet një vit nga vdekja e këngëtarit nga Shqipëria Dr.Flori.
Themeluesi i grupit West Side Family ndërroi jetë më 17 nëntor si pasojë e konsumit të tepërt të kokainës.
Ai kishte ndërruar jetë në apartamentin e tij para se të bëhej i mundur transportimi për në spital.
Dr.Flori përveç se ishte reper, ai ishte kompozitor dhe tekstshkrues gjithashtu.
Grupi West Side Family u njoh më së shumti me këngët “Tirona dhe Hou Çike Çike”.
Më vonë këngëtari u nda nga grupi, ai ka vazhduar më tej si solo artist duke bashkëpunuar me Aurela Gaçen me të cilën korri shumë sukses me këngën “Origjinale” që u be hit i verës, njofton Klan Kosova.
Florian Kondi i lindur më 28 shkurt të vitit 1979 në Tiranë, ka lënë pas dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë.